Sporti

ZYRTARE: Mandzukic emërohet asistent te Kroacia

11/22/2021 17:30
nga:E K

Ish ylli i Juventus dhe Milan, Mario Mandzukic është emëruar si asistent i Kombëtares së Kroacisë.

Mandzukic do të jetë asistent i trajnerit, Zlatko Dalic, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka konfirmuar Kombëtarja Kroate përmes Twitter.

35-vjeçari ka zhvilluar 89 paraqitje për Kombëtaren kroate duke shënuar 33 gola. Ai i ndihmoi Kroacisë të shkojnë deri në finale të Kupës së Botës, ku u mposhten nga Franca.

/GazetaBlic Sport/