Sporti

ZYRTARE: Manchester United cakton Ralf Ragnick si menaxher të përkohshëm

11/29/2021 12:46
nga:E K

Manchester United ka zyrtarizuar Ralf Ragnick si menaxher të përkohshëm.

Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, Michael Carrick ishte ai që udhëhoqi United në dy ndeshje me Villarrealin dhe Chelsean, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester United, megjithatë ka arritur marrëveshje me Ralf Ragnick që ai të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/