Sporti

ZYRTARE: Manchester United prezanton Jadon Sanchon

07/23/2021 14:27
nga:E K

Jadon Sancho është futbollisti më i ri i Manchester United.

Manchester United dhe Dortmund kanë arritur marrëveshje për transferimin e anglezit për 85 milionë euro, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi anglez e ka prezantuar të riun anglez përmes faqes zyrtare në Twitter.

Sancho është shprehur i lumtur me transferimin e tij në Angli.

Ai ka thënë se kalimi në United është një ëndërr e realizuar për të

“Shansi për t’u bashkuar me Manchester United është një ëndërr e realizuar dhe unë thjesht mezi pres të luaj në Premier League. Kjo është një skuadër e re dhe emocionuese”, tha Sancho.

Sancho ka nënshkruar kontratë që do t’a mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport/