Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë Sergio Gomez nga Anderlecht për 11 milionë funte.
21-vjeçari spanjoll vjen si zëvendësues për Oleksandr Zinchenko, i cili iu bashkua Arsenalit, dhe bëhet nënshkrimi i katërt i verës i Cityt, pas Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefan Ortega Moreno, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt. City është skuadra më e mirë në Angli dhe te Pep Guardiola kam një shans për të mësuar dhe zhvilluar”, tha Gomez për faqen zyrtare të Manchester Cityt.
“Të jem në gjendje të jem pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar për mua dhe diçka që çdo lojtar i ri do të aspironte. Numri i trofeve që City ka fituar gjatë viteve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe stili i futbollit që luan ekipi i Pep është më emocionuesi në Evropë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


