Sporti

Zyrtare: Manaj largohet nga Sharjah

01/30/2026 20:26
nga:Mergim Rreci

Përfundon zyrtarisht aventura e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rey Manaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Klubi Sharjah njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me Manaj pas vetëm 6 muajsh.

Manaj ka hequr dorë nga një kontratë me vlerë rreth 3.9 milionë euro për të mundësuar largimin e tij. Destinacioni i radhës i sulmuesit pritet të jetë rikthimi në Turqi.