Ish-lojtari i kombëtares franceze, Mamadou Sakho, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në moshën 35-vjeçare.
Mbrojtësi qendror ishte pa skuadër që kur u largua nga skuadra gjeorgjiane Torpedo Kutaisi në janar të vitit të kaluar.
Sakho është produkt i akademisë së Paris Saint-Germain dhe ishte pjesë e ekipit parisien që fitoi titullin e Francës në sezonin 2012-13.
Ai ka luajtur gjithashtu për Liverpoolin, Crystal Palace dhe Montpellier gjatë karrierës së tij. Ai ka 29 paraqitje për ekipin kombëtar.
“Doja t’i falënderoja të gjithë. Doja të njoftoja zyrtarisht përfundimin e karrierës sime”, tha Sakho.
/GazetaBlic Sport


