Sporti

Zyrtare: Malisheva transferon talentin, Jerin Hadergjonaj

06/26/2023 18:14
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka arritur marrëveshje me talentin, Jerin Hadergjonaj.

Klubi malishevas njoftoi zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me futbollistin, të cilin e vlerësuan si “yll në ngritje”.

Klubi shkroi se bëhet fjalë për një kontratë afatgjate, por nuk zbuloi detaje tjera.

Hadergjonaj në sezonin e fundi ishte pjesë e Rilindjes 1974.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva (pa ndërhyrje):

“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritë marrëveshje për kontratë afatgjate me Yllin në Ngritje Jerin Hadergjonaj.

Supertalenti Hadergjonaj sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e K.F. Rilindja 1974

Mirē se vjen nē FC Malisheva Jerin!”.
Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritë marrëveshje për kontratë afatgjate me Yllin në Ngritje Jerin Hadergjonaj.
Supertalenti Hadergjonaj sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e K.F. Rilindja 1974
Mirē se vjen nē FC Malisheva Jerin!