Malisheva ka bërë të ditur një afrim të ri për sezonin 2026/27, duke arritur marrëveshje me klubin portugez Rio Ave FC për huazimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Lorent Talla.
Talla do ta vazhdojë karrierën te skuadra kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.
23-vjeçari ka eksperiencë edhe jashtë vendit, pasi më herët ka qenë pjesë e Queens Park Rangers në Angli, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Rio Ave në Portugali.
Malisheva shpreson që Talla të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv dhe të ndihmojë skuadrën në objektivat e sezonit të ri.
/GazetaBlic Sport


