Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi kosovar do të vazhdojë karrierën në Bullgari, atje ku është zyrtarizuar tek CSKA Sofia, transmeton GazetaBlic Sport.
Dellova ishte duke kërkuar klubin e ri që nga përfundimi i sezonit 2023/24 ku fitoi titullin e Superligës dhe atë të Kupës së Kosovës me fanellën e skuadrës nga Theranda.
/GazetaBlic Sport/