Luis Enrique është larguar nga kombëtarja e Spanjës.
Trajneri i njohur nuk do të jetë më në krye të kombëtares spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas dështimit në Kupën e Botës, Enrique është larguar nga kombëtarja spanjolle.
Federata dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të kombëtares absolute në vitet e fundit. Trajneri arriti t’i japë një shtysë të re kombëtares që nga ardhja e tij, në vitin 2018, përmes një rinovimi të thellë që ka konsoliduar një ndryshim brezash në ekip dhe në futbollin spanjoll. Trajneri ka dashurinë dhe admirimin e bashkëpunëtorëve të tij në kombëtare dhe të gjithë Federatës, e cila do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në njoftimin e Federatës.
/GazetaBlic Sport