Sporti

Zyrtare: Lucas Vazquez largohet nga Real Madridi

07/16/2025 12:41
nga:Lorik J

Lucas Vazquez ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin këtë sezon.

Klubi spanjoll njoftoi në faqen e tij të internetit të mërkurën se spanjolli me përvojë nuk do ta zgjasë kontratën e tij.

“Lucas Vázquez simbolizon punën, këmbënguljen, përulësinë dhe një mentalitet fituesi – të gjitha të domosdoshme për suksesin me këtë fanellë.

“Ai largohet nga klubi me dashuri dhe mirënjohje. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, tha presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për faqen e klubit.

33-vjeçari Lucas Vazquez është produkt i departamentit të të rinjve të Real Madridit.

Ai ka 402 paraqitje, 38 gola dhe 73 asiste për klubin nga i cili po largohet.

/GazetaBlic Sport