Mesfushori i ri i Milanit, Loftus-Cheek ka zbuluar numrin e fanellës që do të veshë në sezonin e tij të parë si lojtar i kuqezinjve.
Pas blerjes së Ruben Loftus-Cheek ditëve të fundit dhe testeve mjekësore të kryera, lojtari anglez i ardhur nga Chelsea ka zgjedhur numrin e fanellës që do të veshë në sezonin e tij të parë si lojtar i Milanit.
Pas largimit të Tonalit i cili u transferua në Premier League me Newcastle, Cheek ka zgjedhur numrin 8 tek Milani.
Milani e bëri të ditur këtë përmes kanalit zyrtar në Twitter:
Ruben Loftus-Cheek has chosen the No.8 pic.twitter.com/JpJqY9DCzS
— Milan Posts (@MilanPosts) July 4, 2023


