Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar transferimin e Rinor Hoxhës.
Sulmuesi qendror, Rinor Hoxha ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin e Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në të kaluarën Hoxha ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, kurse tani rikthehet nga Kanada për të ndihmuar Llapin.
Ja njoftimi:
“???ë?????? ????? ?????
Me transferimin e Rinor Hoxhës e hapim edhe zyrtarisht afatin kalimtar të janarit!
KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare.
Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.
Në fakt, marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër.
22-vjeçari para se të udhëtonte drejt Kanadasë për arsye familjare, gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t’i realizoj 6 gola.
Prezantimin e tij e ka bërë Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugën drejt realizimit të objektivave të klubit”, shkruan KF Llapi.
/GazetaBlic Sport


