Sporti

Zyrtare: Llapi transferon portierin Vokli Laroshi

01/19/2023 19:32
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar transferimin e portierit shqiptar, Vokli Laroshi.

Laroshi vjen nga klubi i Turbinës, teksa është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë.

GazetaBlic Sport kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transferim.

Ja njoftimi i Llapit:

𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐕𝐨𝐤𝐥𝐢 𝐋𝐚𝐫𝐨𝐬𝐡𝐢 💪

“Gardiani” 21-vjeçar nënshkruan për dy-vite e gjysmë me Llapin

KF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalya.

Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit.

Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t’u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit.

Laroshi vjen në ekipin tonë pas insistimit të kryetrajnerit Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës të cilët i falenderojmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në transferimin e Laroshit në klubin tonë.

Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanelën dhe ngjyrat e KF Llapit.

#miresevjen #voklilaroshi #newtransfer