Sporti

Zyrtare: Llapi transferon Gentijan Aliun

02/11/2026 16:24
nga:Mergim Rreci

Gentijan Aliu është futbollist i ri i skuadrës së Llapit.

20-vjeçari vjen në radhët bardhekaltër pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Top Football, ku në edicionin e fundit ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime në 12 paraqitje zyrtare.

Ndërsa në edicionin paraprak, Aliu ka pasur një sezon tejet produktiv, duke realizuar 32 gola dhe 10 asistime në 26 ndeshje, statistika që dëshmojnë potencialin dhe instinktin e tij para portës kundërshtare.

/GazetaBlic Sport/