Sporti

Zyrtare: Llapi transferon Besar Musollin

08/08/2023 16:29
nga:L J

Skuadra e Llapit ka njoftuar transferimin e mesfushorit, Besar Musolli.

Pas largimit nga Gjilani, Musolli ka vendosur ta vazhdojë karrierën tek Llapi, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Llapit:

????? ??????? ????????? ??̈ ??????????

Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.

Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri.

Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella.

Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave.

Mirësevjen dhe paq suksese me ngjyrat bardhekaltër, BESAR MUSOLLI”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport/