KF Llapi ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit Abedel Latif Amadu.
Latif i cili kontratën 6 mujore me opsion rinovimi edhe për edicionin e ardhshëm e ka firmosur muaj më parë dhe pas kompletimit të dokumentacionit iu është bashkuar shokëve në përgatitje, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.
28 vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ghanës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite).


