Sporti

Zyrtare: Llapi nënshkruan me mbrojtësin Aleksandar Milic

01/15/2023 12:47
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka transferuar mbrojtësin, Aleksandar Milic.

Mbrojtësi i djathtë malazez së fundmi ishte pjesë e ekipit Petrovac, teksa tani do të luajë nën urdhërat e Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic Sport.

24 vjeçari do të udhëtojë më Llapin në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore.

Ja njoftimi i klubit:

“???ë?????? ?????????? ?????
Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç nënshkruan me Llapin
KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e djathtë, Aleksandar Milic.
Milic, i lindur më 24.08.1998 i lindur në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi.
Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, FK Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd”, shkruan KF Llapi.

/GazetaBlic Sport