Ka marrë fund gjithçka në lidhje me dilemat e fundit në Superligën e Kosovës.
Llapi i Batatinës do të luajë në barazh, pasi fitoi sot 3-1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Batatinës do ballafaqohet me Vushtrrinë e Dallkut në barazh javën e ardhshme.
Malisheva barazoi 2-2 me Prishtinën dhe siguroi matematikisht kualifikimet e Conference League.
Suhareka që po luan baras 2-2 me Ballkanin edhe zyrtarisht bie nga Superliga e Kosovës.
/GazetaBlic Sport


