Skuadra e Rahovecit ka njoftuar se trajneri i ri i tyre do të jetë, Liridon Leci.
Leci i cili njihet si ish futbollist i mirë, ka filluar zejen e trajnerit e tashmë do të jetë në krye të Rahovecit, në një mision mjaft interesant.
Ja njoftimi i Rahovecit:
“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin. Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij. Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi. Miresevini, Liridon”, shkruan klubi i Rahovecit.
Rahoveci ndodhet në vendin e parafundit në Ligën e Parë me veç shtatë pikë të grumbulluara në gjysmën e parë të edicionit.
/GazetaBlic Sport