Qendër-mbrojtësi kosovar, Leuart Avdyli është larguar nga Vushtrria pas tri viteve.
Avdyli ka njoftuar në rrjetin e tij social se tani është koha për një kapitull të ri, teksa po largohet nga Vushtrria, shkruan GazetaBlic Sport.
23 vjeçari do të na njoftojë për të ardhmen e tij në vazhdim, teksa po shqyrton mundësitë.
Ja njoftimi i tij në Facebook:
“Të dashur sportdashës,
Nga sot nuk jam më pjesë e klubit FC Vushtrria.
Falënderoj nga zemra tifozërinë “Forca ” si dhe stafin dhe trajnerët për punën dhe përkushtimin gjatë këtyre viteve. Forca klubit gjithmonë! I uroj suksese në vazhdim, tashmë ka ardhur koha për një kapitull të ri në karrierën time”, shkruan Avdyli.
/GazetaBlic Sport


