Sporti

Zyrtare: Leo Messi fiton Topin e Artë

10/30/2023 22:32
nga:L J

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi ka fituar çmimin më të mirë individual në botën e futbollit, Topin e Artë.

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ 2023, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në stinorin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Leo Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, që ishte edhe trofeu i vetëm i madh që i mungonte në karrierën e tij të mbushur me shumë suksese. Me triumfin në këtë kompeticion, Messi realizoi edhe ëndrrën e tij dhe ‘kompletoi’ futbollin.

Pas gjithë atyre paraqitjeve të mira në Botëror, Messi fitoi sonte në Paris edhe çmimin më të madh individual, pra Topin e Artë.

Kjo është hera e tetë që ai e fiton këtë çmim, më shumë se çdo futbollist në histori të sportit më të bukur në botë.

Messi e ka fituar këtë çmim edhe në vitet: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.

/GazetaBlic Sport