Super futbollisti, Lionel Messi ka fituar çmimin “Topi i Artë 2021”.
Futbollisti i PSG’së, Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, pas arritjeve që kishte në këtë vit, shkruan GazetaBlic Sport.
Leo Messi ka fituar “Copa America” me Argjentinën, ku edhe ishte golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, poashtu edhe asistuesi më i mirë.
Ndërkohë, Messi ka luajtur 49 ndeshje, ku ka shënuar 40 gola, ka asituar 16 herë.
Përveç, Copa Americas, Messi ka fituar edhe Copa Del Rey me ish skuadrën e tij, Barcelonën.
Kjo është hera e shtatë për Messin që shpallet futbollisti më i mirë në botë, rekord historik.
/GazetaBlic Sport


