Sporti

ZYRTARE: Lëndohet ylli italian, Italia kërkon nga UEFA zëvendësimin e tij

06/10/2021 11:09
nga:E K

Italia ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Kombëtarja italiane ka kërkuar nga UEFA t’i mundësojë zëvendësimin e tij në listën e lojtarëve të grumbulluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari që pritet t’a zëvendësojë Pellegrinin është Gaetano Castrovilli.

Italia do të luajë nesër ndaj Turqisë nga ora 21:00, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.