Sporti

Zyrtare/ Lazio merr ish-kapitenin e Milan, Romagnoli i kaltër për 5 vite

07/12/2022 23:22
nga:E K

Tashmë gjithçka ka marrë fund. Alessio Romagnoli është zyrtarisht lojtari më i ri i Lazios.

Lajmin e ka bërë zyrtare vetë klubi i Lazios nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se ish-kapiteni i Milan ka firmosur kontratë 5-vjeçare me të kaltrit.

“SS Lazio njofton se ka firmosur me futbollistin Alessio Romagnoli i cili do të veshë fanellën e kaltër për 5 vite”, thuhet në njoftimin e klubit.