Sporti

Zyrtare: Laurit Krasniqi i bashkohet Kosovës, shënoi golin e parë në ndeshjen e djeshme ndaj Dritës

07/29/2022 11:05
nga:Mergim Rreci

Laurit Krasniqi, futbollisti që shkëlqeu në ndeshjen e djeshme ndaj Dritës, i është bashkuar kombëtares së Kosovës.

Ai ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës së tij, duke shënuar golin i cili e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.