Frank Lampard është trajneri i ri i Coventry City, njoftoi klubi në faqen e tij zyrtare.
Specialisti 46-vjeçar ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë deri në qershor të vitit 2027. Asistentët e Lampard te Coventry do të jenë Joe Edwards dhe Chris Jones.
Frank Lampard do të takohet me lojtarët të enjten, kur do të mbajë edhe seancën e parë stërvitore me klubin.
Ish-trajneri i Derby County, Everton dhe Chelsea do të bëjë debutimin e tij si trajner të shtunën kur Coventry do të presë Cardiff-in në një ndeshje të raundit të 18-të të Championship.
/GazetaBlic Sport