Sporti

ZYRTARE: Ky është orari i ndeshjes së parë mes SC Gjilanit dhe Liepaja

06/16/2022 18:58
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka konfirmuar se ndeshjen e parë në Conference League do ta zhvillojë në Prishtinë.

SC Gjilani do të luajë ndaj ekipit të Liepajas në raundin e parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballafaqimi i parë do të luhet me 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00 – kurse dueli kthyes me 14 korrik në Letoni.

Ja njoftimi i SC Gjilanit:

“??????? ? ???ë ?ë ? ?????? ?ë “????? ??????”, ???????? ?ë ?? ?????? ?ë “???????” ??????? ?ë ???????ë
Football Klub Liepaja është kundërshtari i Sport Club Gjilani në rundin e parë të UEFA Conference League.
Klubi është formuar në vitin 2014 dhe ka patur jo pak suksese në kampionatin e Letonisë, duke fituar dy herë kupën e vendit dhe një herë janë kurorëzuar me titullin kampion.
Nga edicioni 2016/17 janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, dhe tani të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 7 Korrik me fillim nga ora 20.00, ndërkohë ndeshja kthyese do të luhet më 14 Korrik në stadiumin “Daugava” në Liepaja të Letonisë”, njofton klubi gjilanas.

/GazetaBlic Sport