Sporti

Zyrtare/ Ky është kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Kampionëve nëse e kalon Ludogoretsin

07/19/2023 19:02
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit sot luan për një kapitull të ri të historisë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës ballafaqohet sonte me Ludogoretsin në Razgrad të Bullgarisë nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së parë të kualifikimeve për Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë, FC Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2:0, me golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.

Në rast se sonte skuadra kosovare arrin të kalojë tutje, atëherë në raundin e dytë do të përballet me skuadrën sllovene, Olimpija Ljubljana.

/GazetaBlic Sport/