Sporti

Zyrtare: Ky është kundërshtari i Llapit në raundin e parë kualifikues të Europa League

06/18/2024 15:09
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtarin e parë në kualifikueset e Europa Leagues.

Ekipi i Tahir Batatinës do të përballet me ekipin nga Polonia, Wisła Kraków në raundin e parë të kualifikimit për në Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë do të luhet me 11 korrik, teksa ndeshja e kthimit me 18 korrik.

Llapi do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

 /GazetaBlic Sport