Sporti

Zyrtare: Ky është kundërshtari i Barcelonës në Ligën e Kampionëve

12/18/2023 12:14
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Barça e Xavi Hernandezit do të përballet me ekipin e Napolit në fazën e eliminimit të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjet mes këtyre skuadrave do të zhvillohen në muajin shkurt.

Kujtojmë se momentalisht po hidhet shorti në zyret e UEFA’s në Nyon të Zvicrës.

/GazetaBlic Sport