Lajme

Zyrtare: Ky është kandidati i VV-së për kryetar të Drenasit

08/14/2021 16:23
nga:Gazeta Blic

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas dje ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e 17 tetorit.

Fejzi Kiqina do të jetë kandidati i LVV-së për këtë komunë.

Ai është vëllai i dëshmorit, Rasim Kiqina. Lajmin e kanë bërë të ditur ish-kandidati i LVV-së për Drenas, Shemsi Elezi.

Kiqina për kundërshtarë në zgjedhjet e 17 tetorit do t’i ketë Ramiz Lladrovzin, Driton Ajazin, Arta Ahmeti-Xhylanin dhe Anduena Gllarevan.