Sporti

Zyrtare: Ky është ekipi i parë që eliminohet nga Liga e Kampionëve sivjet

12/10/2024 23:26
nga:Lorik J

Leipzig edhe matematikisht është skuadra e parë që eliminohet nga faza e ligës së formatit të ri të Champions League!

Leipzig humbi gjashtë ndeshjet e para së fazës së ligës dhe nuk mund të arrijë më në vendin e 24’të, që të jep mundësinë për vazhdimin e garës, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, Leipzig u mposht nga Aston Villa me rezultatin 2-3.

Një paraqitje zhgënjyese nga ekipi gjerman, që nuk arriti asnjë pikë në gjashtë ndeshjet e para, duke i humbur të gjitha duelet.

Rezultatet e Leipzig në Champions:

  • Humbje kundër Atletico Madrid (2-1)
  • Humbje kundër Juventus (2-3)
  • Humbje kundër Liverpool (0-1)
  • Humbje kundër Celtic Glasgow (3-1)
  • Humbje kundër Inter (1-0)
  • Humbje kundër Aston Villa (2-3)

/GazetaBlic Sport