Lajme

ZYRTARE: Kusari-Lila, kandidate e VV-së për kryetare të Gjakovës

08/12/2021 21:09
nga:M K

Mimoza Kusari-Lila do të jetë kandidate e koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe Alternativës për kryetare të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Në një njoftim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal”.

Kusari-Lila ka qenë kryetare e Gjakovës në mandatin e shkuar. Pas katër vjetësh qeverisje, humbi në zgjedhjet e fundit lokale nga Ardian Gjini i AAK-së.

Në Kuvend, Kusari-Lila ka ushtruar detyrën e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.