Sporti

Zyrtare: Kumbulla huazohet tek Mallorca

08/18/2025 19:03
nga:Lorik J

AS Roma ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Mallorcën për transferimin e Marash Kumbulla-s.

Marrëveshja mes palëve është një huazim me mundësi blerjeje.

Kumbulla iu bashkua Romës nga Hellas Verona në verën e vitit 2020. Mbrojtësi ka pasur 68 paraqitje me Romën, duke shënuar katër gola dhe duke luajtur në Ligën e Konferencës UEFA në vitin 2022, të cilën ekipi e fitoi.

Ai tani do bashkohet me Muriqin tek skuadra simpatike spanjolle.

/GazetaBlic Sport