Skuadra e Ulpianës ka arritur marrëveshje me mesfushorin Kreshnik Bahtiri.
30 vjeçari i cili së fundmi ishte tek Malisheva ka arritur marrëveshje për transferim tek skuadra e Ulpianës, që ka synime për inkuadrim në elitë, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e KF Ulpianës:
“KF ULPIANA ka arritur marrëveshje me lojtarin lipjanas Kreshnik Bahtiri
Në ambientet e klubit, Presidenti i KF ULPIANA Jeton Gashi ka arritur marrëveshje me lojtarin elitar Kreshnik Bahtiri për sezonin pranveror të edicionit të garave 2022/2023 me mundësi vazhdimi. Bahtiri në vitet e fundit ka luajtur për ekipet e Superligës FC Malisheva dhe KF Arbëria si dhe për ekipen e Superiores së Shqipërisë KF Kukësi”, shkruan klubi i Ulpianës.
/GazetaBlic Sport


