Sporti

Zyrtare: Koulibaly është futbollist i Chelseas

07/16/2022 08:02
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi transferohet nga Napoli dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip te Chelsea”, tha Koulibaly.

“Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea erdhi i pari për të më marrë në 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier League për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi të mirë Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”,  përfundoi mbrojtësi me komentin e tij.