Sporti

Zyrtare: Kosova shënon sërish ngritje në renditjen e re të FIFA’s

06/23/2022 10:31
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar sërish ngritje në renditjen e FIFA.

Organi më i lartë i futbollit ndërkombëtar, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara muajt e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova nga katër ndeshjet e zhvilluara në qershor mori dy fitore dhe dy humbje – por pavarësisht kësaj ka shënuar ngritje për një pozitë.

Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA në fund të muajit mars, Kosova pozicionohej në vendin e 107’të – kurse në renditjen e publikuar sot, “Dardanët” renditen në vendin e 106’të.

/GazetaBlic Sport