Bayern Munich njoftoi zyrtarisht se ia ka zgjatur kontratën trajnerit Vincent Kompany deri më 30 qershor 2029.
Kontrata aktuale e belgut skadonte në verën e vitit 2027, por pas performancës së tij të shkëlqyer, drejtuesit e klubit vendosën t’i jepnin atij besim të plotë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kompany, 39 vjeç, mbërriti në Mynih në verën e vitit 2024 nga Burnley dhe fitoi titullin e Bundesligës në sezonin e tij të parë në krye të bavarezëve.
Këtë sezon, ai gjithashtu shtoi Superkupën e Gjermanisë në koleksionin e klubit.
𝐓𝐇𝐄 𝐁𝐎𝐒𝐒 𝐒𝐓𝐀𝐘𝐒 ‼️
Coach Vincent Kompany extends his contract with FC Bayern München until 𝟮𝟬𝟮𝟵 ✍️
🔗 https://t.co/sKo7StzR1T pic.twitter.com/1tBWwIzpcT
— FC Bayern (@FCBayernEN) October 21, 2025


