Sporti

Zyrtare: Kombëtarja e Senegalit rinovon kontratën me trajnerin vetëm 10 ditë para fillimit të Kupës së Botës

11/10/2022 17:29
nga:Mergim Rreci

Federata Senegaleze e Futbollit ka njoftuar për zgjatjen e kontratës së trajnerit të kombëtares, Aliou Cisse.

Trajneri do të jetë në krye të ekipit të parë deri në vitin 2024, shkruan GazetaBlic Sport.

Cisse e kishte fituar Kupën e Afrikës me Senegalin dhe tashmë do të tentojë paraqitje sa më pozitive edhe në Kupën e Botës, kompeticion ky që fillon pas 10 ditëve.