Kombëtarja e Çekisë ka refuzuar të luajë me kombëtaren e Rusisë në futboll në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.
Pas luftës, Rusi-Ukrainë, kombëtarja e Çekisë ka dalur me një vendim zyrtar se refuzon të ballafaqohet me Rusinë në kualifikueset për Kupën e Botës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Komiteti ekzekutiv i Federatës çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët e ekipit kombëtar ranë dakord se nuk është e mundur të luhet kundër kombëtares ruse në situatën aktuale, madje as në një vend neutral. Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Federata e Futbollit të Çekisë.
/GazetaBlic Sport
"The Czech FA executive committee, staff members and players of the national team agreed it's not possible to play against the Russian national team in the current situation, not even on the neutral venue.
We all want the war to end as soon as possible." pic.twitter.com/NQK6YGNoHJ
— Czech Football National Team (@ceskarepre_eng) February 27, 2022


