Sporti

Zyrtare: Klubi i njohur i Premierligës shkarkon trajnerin

01/24/2022 19:16
nga:Lorik J

Klubi i njohur anglez, Watford konfirmon largimin e trajnerit Claudio Ranieri.

“Bordi i klubit e njeh Claudio si një njeri me integritet dhe nder të madh, i cili do të respektohet gjithmonë këtu në Vicarage Road për përpjekjet e tij për të udhëhequr ekipin me dinjitet. Megjithatë Bordi mendon se, me gati gjysmën e sezonit të mbetur në Premier League, një ndryshim në pozicionin e trajnerit tani do t’i japë një emërimi të ri kohë të mjaftueshme për të punuar me një skuadër të talentuar për të arritur qëllimin imediat për të ruajtur statusin e Premier League. Asnjë koment i mëtejshëm i klubit nuk do të bëhet derisa ky emërim i ri të konfirmohet në kohën e duhur”, njofton klubi.

Kujtojmë se skuadra e Watfordit ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 14 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport