“Timonieri” Sadat Pajaziti nuk do të jetë më trajner i KF Kika nga Hogoshti, skuadër që gargon në Ligën e Parë.
Skuadra nga Hogoshti ka marrë vendim për shkarkimin e kryetrajnerit.
Pajaziti më parë ka qenë trajner në Superligë te SC Gjilani, FC Drita, Drenica dhe KEK-u, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta që ai pati në fillimin e këtij sesioni, shtatë humbje dhe një fitore.
Njoftimi i klubit pa ndërhyrje
Klubi Futbollistik KIKA në mbledhjen urgjente të mbajtur sot më datën 09.10.2023 pas rezultateve negative në fillim të kampionatit vjeshtor ( një fitore dhe shtatë humbje ) duke përfunduar në tabelë të fundit me vetëm 3 pikë merr vendim që ta ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Sadat Pajaziti.
Klubi Futbollistik KIKA falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të klubit KIKA dhe i uron gjitha të mirat në vazhdimësi.


