Sporti

Zyrtare: Klubet e Premier League votojnë për vendosjen e një limiti të shpenzimeve, kundër ishin City, Aston Cilla e United!

04/29/2024 16:26
nga:Lorik J

Klubet e Premier League kanë votuar në favor të futjes së një kufiri shpenzimesh që do të kufizojë kostot e transferimeve, pagave dhe tarifat e agjentëve.

Kufiri do të lidhet me shumën më të ulët të parave të fituara në të drejtat televizive nga një klub në ligë.

16 klube votuan në favor të vendosjes së masave, deklaron Sky News. Manchester City, Manchester United dhe Aston Villa votuan kundër, ndërsa Chelsea abstenoi nga votimi.

Detajet specifike të limitit ende nuk janë finalizuar, por do të diskutohen në një takim në qershor.

/GazetaBlic Sport