Koreja e Veriut ka hequr dorë nga kualifikimi për Kupën e Botës 2022, i cili do të zhvillohet në Katar.
Njoftimi u bë nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), pa dhënë arsye të tjera, shkruan GazetaBlic Sport.
“Konfederata Aziatike e Futbollit konfirmon sot tërheqjen e Federatës së Futbollit të Koresë së Veriut nga eliminatoret aziatike për Kupën e Botës”, shkruhet në komunikatën zyrtare.
Dyshohet se arsyeja e tërheqjes së Koresë Veriore nga gara është virusi COVID-19.
Koreja e Veriut do të luante ndeshjet e saj në grupin H, me Libanin, Sri Lanka dhe Turkmenistanin dhe Korenë e Jugut.
/GazetaBlic Sport/


