Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka ftuar ish-sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata, për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të së martës kundër Interit në San Siro, pavarësisht raporteve se ai ka të ngjarë të mos jetë i disponueshëm për shkak të lëndimit në javët e fundit.
Ndeshja mes Interit dhe Atl Madridit luhet nesër nga ora 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Ja lista e lojtarëve të ftuar nga Simeone:
Portier: Oblak, Moldovan, Gomis.
Mbrojtës: Gimenez, Hermoso, Paulista, Savic, Molina, Reinildo.
Mesfushorë: De Paul, Koke, Saul, Lino, Llorente, Riquelme, Vermeeren, Witsel, Barrios.
Sulmues: Griezman, Memphis, Correa, Morata.
/GazetaBlic Sport/


