Simon Kjaer njoftoi në TV 2 Sport vendimin e tij për t’u pensionuar nga futbolli profesionist.
“Tani është vërtet koha e duhur për të mbyllur këtë kapitull të jetës sime”, tha lojtari danez, i cili kishte mbetur pa klub pasi kontrata e tij me Milanin skadoi më 30 qershor.
Ish-rossoneri luajti ndeshjen e tij të fundit më 8 qershor në një miqësore me Danimarkën kundër Norvegjisë.
Muajt e fundit, Kjaer kishte oferta nga klube në Ligën e Kampionëve, por asnjë nuk ishte në gjendje ta bindte atë të thoshte po.
Danezi luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare më 25 maj kundër Salernitana në San Siro me fanellën e Milanit.
/GazetaBlic Sport