Sporti

Zyrtare: KF Ferizaj transferon mesfushorin kroat, Marko Musulin

08/21/2024 11:42
nga:Lorik J

Skuadra e Ferizajt ka arritur transferimin e mesfushorit, Marko Musulin.

Klubi i Ferizajt para pak çasteve ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kroatin që luan si mesfushor dhe ka tipare ofansive, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai më parë ka luajtur tek Jadran në Kroaci dhe tek Rogaska në Slloveni.

Ja njoftimi:

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin.
Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska.
Musulin karakterizohet për kontrollen e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta”, shkruan klubi i Ferizaj.