Sporti

Zyrtare: Kerim Alajbegovic është lojtari i ri i Juventusit

08/02/2026 16:38
nga:L J

Tani është zyrtare: Kerim Alajbegovic është lojtar i ri i Juventusit.

Bianconerët e arritën këtë sukses, duke mposhtur konkurrencën e fortë për lojtarin boshnjak. Siç është raportuar më parë , lojtari mbërrin me një marrëveshje të përhershme nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse.

“Juventusi njofton se ka arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusen për blerjen e përhershme të Kerim Alajbegovic. Talenti i lindur në vitin 2007 ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2031”, njofton Juventus.

/GazetaBlic Sport