Skuadra e Trepçës e ka prezantuar trajnerin e ri.
Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës mitrovicase, përcjell GazetaBlic Sport.
Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.


